Imam el-Axhuri
ka thene:
"Kerkuesi i diturise duhet ta dije se Allahu - Azze ue Xhel - e ka bere adhurimin
e Allahut te detyrueshem per te. Dhe se ky adhurim nuk eshte i mundur pa dituri,
kerkimi i te ciles gjithashtu eshte detyrim per te. Ai po ashtu duhet te kuptoje se
injoranca nuk eshte e pershtatshme per nje besimtar. Ai duhet te kerkoje dituri,
ne menyre qe te largoje injorancen nga vetja e tij, dhe per te adhuruar Allahun
- Azze ue Xhel - ashtu sic Allahu ka urdheruar, e jo si deshiron ai ta adhuroje Ate.
Pra, kerkuesi i diturise duhet te perpiqet shume ne kerkimin e saj, te jete i sinqerte
ne perpjekjet e tij, dhe te mos jete i mahnitur me veten e tij. Perkundrazi ai duhet
te pranoje se kjo eshte nje favor nga Allahu mbi te, sepse ishte Allahu, Ai qe i dha
mundesine per te kerkuar dituri te tille, me te cilen ai eshte ne gjendje
te permbushe detyrimet e tij dhe te qendroje larg nga ajo qe eshte e ndaluar."
[Akhlakul Ulema (fq.43)]
No comments:
Post a Comment