Monday, April 1, 2013

Ulja e shikimit!


Eshte transmetuar se Selman El-Farisi 
-Allahu qofte i kenaqur me te- 
ka thene:

"Une do te preferoja qe te vdes dhe te ringjallem, te vdes dhe te ringjallem, 
dhe perseri te vdes dhe te ringjallem se sa te shikoj pjese private te trupit 
te nje Muslimani ose per nje Musliman per te pare te miat."

[Imam Ahmedi, El-Zuhd fq.192. Dar El-Kutub El-Ilmijeh. Beirut, Liban]


Eshte transmetuar se Abdullah Ibn Umer 
-Allahu qofte i kenaqur me te- 
ka thene:

"Vertet pjese e nenvleftesimit se besimit mbi ju eshte te shikoni brenda 
apartamenteve dhe shtepive (te njerezve te tjere)."

[Ibn Ebi El-Dunya, Kitab El-Uera, artikulli 71]


Eshte transmetuar se Enes Ibn Maliku 
-Allahu qofte i kenaqur me te- 
ka thene:

"Nese nje grua kalon para jush, ulini syte tuaj deri sa ajo te kaloje."

[Ibid, artikulli 72]


Eshte transmetuar se El-Ala ibn Zijad 
-Allahu qofte i kenaqur me te- 
ka thene:

"Mos e leni shikimin tuaj te ndjeki pamjen e kendshme te nje gruaje [kur ajo kalon], 
se vertet shikimi shkakton deshiren ne zemer."

[Ibid. artikulli 77]


Eshte transmetuar ne autoritetin e El-Uaki ibn El-Xherrah:

"Ne dolem jashte nje bajram me Sufjan eth-Theurin dhe ai tha:
" Gjeja e pare qe ne do te bejme kete dite tonen eshte te ulim shikimin tone."

[Ibid. artikulli 66]


Eshte transmetuar se Hasan ibn Ebi Sinan -Allahu e meshirofte- doli nje Bajram 
dhe kur ai u kthye ne shtepi gruaja e tij i tha:" Sa gra te bukura ke pare sot?" 
Pasi ajo vazhdoi duke e pyetur ate, ai tha:
"Mjere per ty! Une nuk kam shikuar ne asgje tjeter veç shputes sime 
prej kur dola jashte deri kur u ktheva tek ti!"

[Ibid. artikulli 68]





No comments:

Post a Comment