Thursday, April 25, 2013

Persosmeria e Dijes se Emrave dhe Cilesive te Allahut!



Shemsudin Muhamed bin Ebi Bekr Ibn Kajim el-Xheuzijeh 
-Allahu e meshirofte- ka thene:


"Ne te vertete Daveti i te Derguarve veritet rreth tre parimeve:


Parimi i pare: Njohja e Zotit tend, duke thirrur ne Emrat dhe Cilesite e Tij, 
dhe Veprat e Tij.


Parimi i dyte: Njohja e rruges e cila do ta çoje tek Ai dhe qe eshte perkujtimi i Tij, 
duke qene mirenjohes ndaj Tij dhe adhurimi i Tij i cili eshte i perbere nga dashuria 
e plote ndaj Tij dhe nenshtrimi i plote ndaj Tij.


Parimi i trete: Te diturit se çfare do te marrin ata, pasi e takojne Ate (Allahun), 
nga bekimet e te qenit ne vendin e Bujarise se Tij (ne Xhenet), e te cilit me e mira 
dhe gjeja me madheshtore do te jete qe Allahu do te jete i kenaqur me ta 
dhe nderimi i Tij ndaj tyre dhe shikimi i tyre ne Fytyren e Tij te Lartesuarit, 
dhe Selami i Allahut mbi ta dhe biseda e Tij me ta."


Nga Shejkh AbdurRezak bin AbdulMuhsin el-Bedr
[Marre nga 'Fikhu i el-Esma el-Husna fq.11]





No comments:

Post a Comment