Nje perkujtim i shkurter per ata qe kerkojne dituri ne lidhje me aspektin
e devotshmerise, pasi kjo eshte nje mjet i dobishem i harruar nga shume prej atyre
qe hyjne ne shkencat e ndryshme te kesaj feje te paster, fisnike.
Nga shejkh Ebu Enes Hamad Ibn Ibrahim el-Uthman
Allahu - Me Perfekti, Me i Larti - ka thene:
"O ju qe keni besuar, kini frike Allahun dhe vazhdoni me besim ndaj te Derguarit
te Tij, se Ai ju jep dyfish nga meshira e Tij, ju dhuron drite qe ecni me te,
ju fale mekatet tuaja, Allahu eshte Mekatfales dhe Meshirues."
[Suretu el-Hadide 28]
Allahu - Me i Larti - po ashtu ka thene:
"O ju qe besuat! Nese keni frike Allahun, Ai do t'ju jape juve nje Furkan.."
[Suretu el-Enfale 29]
El-Hafidh Ibn Kethir - Allahu e meshirofte - ka thene:
"Ibn Abas, es-Sudi, Ikrimeh, ed-Dahak, Katadeh dhe Mukatil Ibn Hajan
te gjithe thane per "Furkan", qe do te thote: nje rrugedalje (nga veshtiresite).
Muxhahidi shtoi: nje rrugedalje (nga veshtiresite), si ne kete bote, dhe ne Ahiret.
Ne nje transmetim nga Ibn Abasi, ai tha: Kjo do te thote: shpetimi, dhe ne nje
transmetim tjeter prej tij: te qenit i ndihmuar. Muhamed Ibn Is'hak ka thene se
ai do te thote: nje kriter per te gjykuar ne mes te vertetes dhe te pavertetes.
Ky shpjegim nga Ibn Is'hak eshte me i pergjithshmi i asaj qe ka paraprire
dhe kjo eshte nje pasoje e nevojshme e saj. Qe kushdo qe ka devotshmeri
ndaj Allahut duke iu bindur urdhrave te Tij dhe duke i braktisur ate qe Ai ka ndaluar,
do t'i jepet mundesia per te njohur te verteten nga genjeshtra. Kjo do te jete shkak
per shpetimin e tij, duke qene i ndihmuar, dhe shkak per ceshtjet e tij te kesaj bote
te behen me te lehta, dhe lumturia e tij ne Diten e Gjykimit. Ajo gjithashtu do te jete shkak per mekatet e tij qe te shlyhen nga Allahu, dhe t'i jepet falja dhe mbrojtja
e Allahut nga njerezit. Ajo gjithashtu do te jete shkaku i te qenit marres
i nje shperblimi te madh nga Allahu, sic Ai - Me i Larti - ka thene:
"O ju qe keni besuar, kini frike Allahun dhe vazhdoni me besim ndaj te Derguarit
te Tij, se Ai ju jep dyfish nga meshira e Tij, ju dhuron drite qe ecni me te,
ju fale mekatet tuaja, Allahu eshte Mekatfales dhe Meshirues."
[Suretu el-Hadide 28]
[Tefsir Kuranul-Adhim (2/301-302) i Ibn Kethirit.]
Ibn Mesudi - radijAllahu anhu - ka thene:
"Vertet besoj qe njeriu harron diturine qe ka poseduar nje here e nje kohe
per shkak te nje mekati qe ai ben."
[ez-Zuhd (nr.329), isnadi i tij eshte sahih]
Ueki Ibnul-Xherrah - Allahu e meshirofte - ka thene:
"Une kerkoj ndihme ne memorizim duke braktisur mekatet dhe mosbindjen."
[Raudatul-Ukala (fq.39)]
Imam Malik Ibn Enes - Allahu e meshirofte - i ka thene esh-Shafiut
- Allahu e meshirofte - kur u takuan:
"Me te vertete une po shikoj se Allahu e ka leshuar driten mbi zemren tende,
prandaj mos e shuaj ate me erresiren e mekatit dhe mosbindjes."
[I'lamul-Muvaki'in (4/258) e Ibn Kajimit]
Imam Muhamed Ibn Idris esh-Shafi ka thene:
"Kushdo qe do qe Allahu t'ja hapi zemren e tij per Te dhe t'i jape drite atij,
atehere le te braktise fjalet qe nuk kane te bejne me te, dhe te braktise mekatet
dhe te largohet nga mosbindja. Atehere do te jete midis tij dhe Allahut nje thesar
i fshehur i veprave te mira. Pra nese kjo behet, atehere Allahu do te hape
dituri per te, qe do ta preokupoje ate. Dhe vertet ne vdekje
eshte preokupimi me i madh."
[Menakibush-Shafi'i (2/171)]
Shejkhul-Islam Ibn Tejmijeh - Allahu e meshirofte - ka thene:
"Allahu - Me Perfekti, Me i Larti - e ka bere si nje ndeshkim
per mekatet e njerezve, mungesen e udhezimit dhe dijes se dobishme,
sic thote Ai:
"Ata thane:'Zemrat tona jane te mbuluara' (dhe ne nuk kuptojme).
Jo, por per shkak te mohimit te tyre, Allahu ua vulosi ato (zemrat),"
[Suretu en-Nisa 155]
Dhe Ai ka thene:
"Ata thane: 'Zemrat tona jane te mbuluara'. (dhe ne nuk kuptojme).
Jo, por per shkak te mosbesimit te tyre, Allahu i ka mallkuar."
[Suretu el-Bekare 88]
Dhe Ai ka thene:
"Ne i rrotullojme zemrat dhe te paret e tyre (prej besimit) ashtu sikunder
nuk e besuan ate (Kuranin) per here te pare."
[Suretu el-En'am 110]
Dhe Allahu tha:
"Ne zemrat e tyre ka semundje, e Allahu u shton semundje edhe me shume."
[Suretu el-Bekare 10]
Dhe Ai tha:
"E kur ata u shmangen (nga e verteta), Allahu i largoi zemrat e tyre."
[Suretu es-Saff 5]
Burimi: Mexhmu'ul-Fetaua (14-152) i Shejkhul-Islam Ibn Tejmijeh.
No comments:
Post a Comment