Tuesday, April 16, 2013

Këshillë madhështore sidomos për motrat me Nikab!


Pyetja:

Ne jetojme si nje minoritet ne tokat e kafirave (jo-muslimaneve). 
Shume incidente te abuzimit verbal ndodhin ketu. Per shembull, ju mund 
te ngisni makinen dhe disa prej kafirave perdorin shenjat e duarve ose bertasin. 
A mund te hakmarresh ngjashem me ta, dmth te besh shenja duarsh perseri 
ose te ndalosh makinen per t'i kercenuar apo duhet te kesh sabr (durim), 
ne menyre qe t'u japesh atyre dauan e Islamit?


Shejkh Abdur-Rezak ibn Abdul-Muhsin El-Abad:


Pergjigja eshte siç ka thene Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: 


"Nuk eshte Muslimani as mallkues as ofendues, as i ndyre e as vulgar." 


Ky lloj ndyresie qe behet me shenja dore dhe kercenime/ abuzime verbale 
nuk eshte per t'u hakmarrur ngjashem, sepse Besimtari, siç ka thene Profeti 
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, nuk eshte i ndyre ne vepra apo thenie. 


Allahu subhana ue te'ala thote kur i pershkruan roberit e Er-Rahmanit: 


"dhe kur (rastesisht) kalojne prane se keqes, kalojne duke e ruajtur 
karakterin e vet." (El-Furkan 72). 


Gjithashtu, Allahu te'ala thote: 


"dhe largoju prej te padijshmeve." (El-Araf 199)


Megjithate, ne qofte se eshte e mundur per t'i dhene ketij personi disa keshilla 
ose dauah, atehere kjo duhet te behet, nese jo, atehere duhet te ecesh me ta 
siç ka thene poeti: 


"Dhe une mund te eci, 
me nje person te pamend dhe ai me mallkon mua, 
dhe une vazhdoj te eci, 
dhe them se nuk ka te beje me mua." 


Do te thote se ju ecni me keto lloje njerezish dhe  silleni me ta sikur ju nuk i shihni 
ata te bejne diçka apo (sikur nuk) i degjoni ata te thone diçka.





No comments:

Post a Comment