Saturday, April 27, 2013

Rruga e Ehli Sunnetit dhe Xhematit!


Shejkhul Islam Ibn Tejmijeh (rahimehullah
ka thene:


"Sa per tarikah (rrugen) e Ehli Sunnetit dhe Xhematit: 
eshte te ndjekesh etherin (transmetimet) e te Derguarit te Allahut 
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ne fshehtesi dhe haptazi, dhe te ndjekesh 
sebilin (rrugen) e te pareve nga Muhaxhirunet dhe Ensaret, dhe te ndjekesh 
uasijjah (amanetin) e te Derguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem); 


"Ndiqni Sunnetin tim dhe Sunnetin e Prijesave te Udhezuar pas meje, kapuni pas tyre 
fort me dhemballe dhe kini kujdes nga shpikjet sepse çdo shpikje eshte bidat, 
dhe çdo bidat eshte devijim nga rruga e drejte."


Dhe eshte per t'u ditur se fjala me e vertete eshte Fjala e Allahut, 
dhe te dihet se udhezimi me i mire eshte udhezimi i Muhamedit 
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), duke i dhene perparesi Fjales se Allahut 
mbi fjalet e njerezve, dhe t'i paraprije udhezimi i Muhamedit 
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) mbi udhezimin e te gjithe njerezve te tjere, 
dhe ata te cilet mbahen pas kesaj quhen : Ehlul Kitab ue Sunneh 
(Njerezit e Librit dhe Sunnetit).


Dhe ata jane quajtur gjithashtu Ehlul Xhemati: si Xhemat eshte qe te bashkoje 
dhe e kunderta eshte te ndaje ne grupe, dhe fjala "Xhemat" u be nje emer per ata 
qe bashkohen (mbi Hakkun), dhe ixhmaja (konsensusi) eshte nga tre parimet 
mbi te cilat eshte ndertuar dituria islame.


Dhe ata peshojne nga keto tre parime, theniet dhe veprat e fshehta dhe te hapta 
te njerezve te cilat jane te lidhura me fene. Dhe ixhmaja qe ata kapen eshte ajo 
ne te cilen ishin selefu-salih (te paret e mire); sa per ata te cilet erdhen pas tyre 
kane kaq shume ikhtilaf (diferenca) te cilat u perhapen ne ummet."




No comments:

Post a Comment