Pyetje:
Cila eshte Mbulesa Islame?
Shejkh Muhamed Ibn Salih el-Uthejmin:
Mbulesa Islame per gruan eshte te mbuloje cdogje qe eshte e ndaluar per te,
qe te ekspozoje. Qe eshte, ajo mbulon cdogje qe ajo duhet te mbuloje.
Pjesa e pare e trupit qe ajo duhet te mbuloje eshte fytyra e saj. Ajo eshte
burimi i tundimit dhe origjina qe njerezit e deshirojne ate.
Per kete arsye, gruaja duhet ta mbuloje fytyren e saj perpara atyre
meshkujve qe nuk jane mahrem.
Sa per ata te cilet pretendojne se mbulesa islame eshte te mbulosh koken,
supet, kurrizin, kembet, kercirin, dhe parakrahet, duke e lejuar ate qe te
zbuloje fytyren dhe duart e saj, ky eshte nje pretendim shume i habitshem.
Kjo eshte sepse eshte e mirenjohur qe burimi i tundimit dhe i kerkimit eshte
fytyra. Si mund te thote dikush qe Sheriati nuk e ka lejuar ekspozimin
e kembeve te gruas ndersa ai e lejon ate te zbuloje fytyren e saj?
Nuk eshte e mundur qe te jete ne Sheriatin e famshem, te urte e fisnik
nje kontradikte. Por te gjithe e dine se tundimi nga zbulimi i fytyres eshte
shume me i madh se tundimi qe rezulton nga zbulimi i kembeve.
Te gjithe e dine gjithashtu se aspekti me i kerkuar i gruas
per meshkujt eshte fytyra.
Nese ju i thoni dhenderit te ardhshem se fytyra e gruas eshte e shpifur
por kembet e saj jane te bukura, ai nuk do ta propozonte nje grua te tille.
Mirepo, nese ju i thoni atij qe fytyra e saj ishte e bukur por duart e saj,
shuplakat ose kercinjte ishin me pak te bukura, ai perseri do ta propozonte
ate. Nga kjo mund te konstatohet se fytyra eshte gjeja e pare
qe duhet te jete e mbuluar.
Ka gjithashtu deshmi nga Libri i Allahut dhe Sunneti i Profetit
tone (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Ka gjithashtu deklarata nga shoket
(e te Derguarit), Imamet udheheqes dhe dijetaret e medhenj te Islamit
qe tregojne se eshte obligim (detyrim) per gruan te mbuloje te gjithe
trupin e saj ne prezencen e meshkujve qe nuk i ka mahrem. Kjo padyshim
tregon se eshte obligim mbi gruan te mbuloje fytyren e saj perpara meshkujve
te tille. Megjithate, ky nuk eshte vendi (i duhur) per te cituar te gjitha
ato autoritete. Dhe Allahu e di me se miri.
Fet'ua nga shejkh Salih el Uthejmin
No comments:
Post a Comment