Wednesday, November 7, 2012

Keshilla e shejkh Bazmulit per ata qe shpenzojne shume kohe ne internet!


Pyetje:

Disa nga muslimanet shkojne ne internet cdo dite, me ore te tera, 
duke biseduar me miqte e tyre ne dhomat e chatit (faqet ku bisedojne). 
Si rezultat i kesaj, disa prej tyre vonojne namazin, dhe disa (nga njerezit) 
kane nderprere shkuarjen ne xhami per namazin me xhemat. 
Cila eshte keshilla juaj per ta?


Shejkh Muhamed Umer Bazmul:

Allahu i Madheruar dhe i Lartesuar, ka thene rreth namazit:

"..vertet namazi eshte obligim per besimtaret ne kohe te caktuar."  
S.Nisa 103

Pra, muslimani duhet t'i ofroje namazet e tij brenda kohes qe Sheriati 
ka percaktuar. Ne nje hadith te te Derguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), 
kur ai mesoi nje njeri per namazet (se duhet) te ofrohen ne kohen e fillimit 
(gjate) nje dite, dhe pastaj i mesoi atij  (se namazet) ne kohet e fundit 
mund te ofrohen diten tjeter, ai tha:

"Namazi eshte (per t'u ofruar) midis ketyre dy (koheve).
{Sahih Muslim 1390-1393} 

Pra, ai i cili nuk i ofron namazet e tij ne kohen e duhur, atehere ai ka rene 
ne dicka te ndaluar, (ne) nje prej mekateve te medha. Dhe ne qofte se ai 
ka vonuar namazin pertej kohes se vet teresisht me asnje justifikim legjitim, 
atehere ai do te perfshihet ne ata qe i Derguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) 
permendi kur ai tha:

"..Kushdo qe ka braktisur namazin, atehere me te vertete ai ka mohuar.
{Sahih Sunen et-Tirmidhi 2621}

Kjo eshte per shkak te braktisjes se namazit qellimisht, pa asnje 
justifikim legjitim, kjo eshte konsideruar braktisje e namazit. 
I Derguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thene:

""Marrëveshja mes nesh dhe atyre është namazi, keshtu qe kushdo qe 
e ka braktisur namazin, atehere me te vertete ai ka mohuar.
{Sahih el Bukhari 6412}

Nga menyrat e ndryshme qe jane konsideruar braktisje e namazit eshte 
ta vonosh ate deri sa koha e tij ka mbaruar pa asnje justifikim ligjor. 
Te jesh i zene duke folur me njerezit rreth gjerave qe nuk jane urgjente 
nuk eshte nje justifikim ligjor. Muslimani duhet te jete ai qe e ruan me kujdes 
kalimin e kohes se tij. Ai duhet t'i perdore ditet e jetes se tij, ne dobi te tij. 
Ai nuk duhet te lejoje kalimin e kohes e tij, pervecse ne nje menyre 
te dobishme. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thene:

"Jane dy miresi me te cilat jane mashtruar shumica e njerezve: 
shendeti dhe koha e lire." {Sahih el-Bukhari 6412}

Keshtu pra, koha e lire eshte nje miresi. Nese ju nuk e perdorni ate (kohen 
e lire) per ate (çka) qe do te perfitoni ju ne boten tjeter, atehere ju keni 
keqperdorur kete miresi qëkur ju shkaktuat humbjen e mundesise tuaj per 
te perfituar prej saj. Ne nje hadith tjeter:

"Nuk do të largohet robi para Zotit të vet, përderisa pyetet per kater 
gjera: per jeten se si e kaloi, per rinine ne çka e harxhoi, per pasurine 
si e fitoi dhe ku e shpenzoi, dhe çka beri kur diçka mesoi."
{Sahih Sunen et-Tirmidhi 2416-2417} 

Keshtu ai do te pyetet ne lidhje me jeten e tij. Dhe gjithashtu eshte thene:

"Shfrytezo pese (gjera) para pese (te tjerave): kohen e lire perpara se 
te beheni i zene, jeten para vdekjes, shendetin para semundjes..."

Dhe ka shume deklarata te tjera nga muslimanet e hershem qe jane 
inkurajime per muslimanin ta mbikqyre nga afer kalimin e kohes se tij 
dhe te mos ta humbase ate.

Prandaj nese kjo eshte ajo qe eshte thene vetem ne lidhje me kohen 
e humbur, atehere cfare (mund te thuhet) rreth dikujt i cili e humb kohen 
dhe neglizhon obligimet Islame? Ai e preokupon veten duke folur ne internet 
ne dhomat e chatit, dhe pastaj humb kohen e namazeve, nuk i fal ato ne 
kohen e duhur.  Ai e shperfill teresisht namazin me xhemat, ose ndoshta 
e neglizhon ate here pas here. Ky person eshte  nje mekatar, dhe ai ka 
rene ne nje nga mekatet e medha, pasi qe i Derguari 
(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thene:

"..Kushdo qe ka braktisur namazin, atehere me te vertete ai ka mohuar.
{Sahih Sunen et-Tirmidhi 2621}

Dhe padyshim, ai eshte i perfshire ne kete hadith. Kufri (mosbesimi) duke 
u referuar ne kete hadith eshte dy llojesh. Nese nje musliman pranon se 
namazi eshte obligim per ate, por ai vepron me pertese ne menyren 
e pershkruar ketu, atehere kufri i tij eshte forma me e vogel e kufrit. 
Fjala kufer ketu nenkupton nje veper te madhe te mosbindjes, pasi 
asnje mekat nuk eshte i referuar si kufer, pervec atij qe eshte 
nga mekatet e medha.

Pra, keshilla ime per kete vella dhe ata si ai, eshte se ata duhet t'i frikesohen 
Allahut ne lidhje me kohen e tyre dhe jeten e tyre, dhe se ata duhet 
ta kalojne kohen e tyre duke perfituar ne bindje ndaj Allahut, te Fuqishmit 
dhe te Madherishmit. Ata nuk duhet te lene pas dore obligimet e tyre, pasi 
ata do te jene pergjegjes per te gjitha ato, ne Diten e Gjykimit 
dhe Allahu e di me se miri.

Shejkh Muhamed Umer Bazmul


No comments:

Post a Comment