Sunday, November 25, 2012

Nikabi vetem per grate e Arabise apo per te gjitha?


Pyetje:

Une kam lexuar nje prej broshurave te ndershme tuajat e titulluar 
"El-Sufur uel-Hixhab", ne te cilen ju keni permendur qe mbulimi i fytyres 
dhe i duarve eshte nje Farz (detyrim) i padiskutueshem. 

Prandaj, kam pyetur disa prej nxenesve te dijes te cilet mendojne se
fytyra dhe duart nuk jane auret (pjeset e trupit qe duhen te mbulohen 
ne publik), dhe ata kane cituar disa hadithe ne mbeshtetje (te ketij 
mendimi). Une gjithashtu e kam lexuar kete ne librin e titulluar 
(Hixhab El-Mar'ah El-Muslimah" nga Muhadithi Nasir El-Din El-Albani.

Per me teper, mua gjithashtu me eshte thene se detyrimi i hixhabit eshte 
i kufizuar per grate e Gadishullit Arabik me teper se femrat e tjera, kjo 
eshte permendur ne menyre specifike nga nje profesor ne Universitetin 
Mbreti Abdul'Aziz i quajtur Hasan Ejub, gjate vizites se tij ne Khartum 
vitin e kaluar. 

A do te thote kjo se ne jemi mekatare nese braktisim kete praktike,
dhe cfare i diferencon grate e Gadishullit Arabik nga grate e tjera?


Pergjigje:

Mendimi i sakte eshte se fytyra dhe duart e gruas jane Auret 
(pjese te trupit te cilat duhen mbuluar) 

dhe nuk ka dallim ne kete aspekt mes grave te El-Xhazirah 
dhe grave te tjera muslimane, 

per Sheriatin (Legjislacionin Islam) vendimet jane universale 
dhe nuk ka asnje deshmi qe tregon ndonje specifikim aq sa dime. 

Allahu na dhente sukses. 
Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin tone Muhamed, 
familjen dhe shoket e tij. 


Komisioni i perhershem per kerkime dhe fet'ua


No comments:

Post a Comment