Pyetje:
A eshte e lejuar per nje grua te lexoje Kuranin ne heshtje?
Apo duhet ta lexoje ate me ze te larte dhe ngadale?
Shejkh Muhamed Ibn Salih El Uthejmin:
Leximi i Kuranit ngadale nuk eshte i detyrueshem, as per meshkujt
e as per femrat, por duke bere keshtu konsiderohet te jete
nje nder virtytet e leximit (te Kuranit).
Nder format me te mira te leximit eshte qe dikush e ben kete (pra lexon)
ngadale dhe mendon per kuptimin e tij dhe arrin ta kuptoje ate. Dikush
mund ta lexoje ate me shpejt me kusht qe asnje nga shkronjat
te anashkalohet (pa u lexuar).
Sa per leximin me ze te larte apo ne heshtje, kjo varet nga personi:
ne qofte se ndihet me i vemendshem dhe i perqendruar duke lexuar me ze
te larte, ai duhet te lexoje me ze te larte, por per aq kohe sa ai nuk eshte
duke shqetesuar dikend. Nese ai ndihet me i vemendshem dhe i perqendruar
gjate leximit ne heshtje, atehere ai duhet te lexoje ne heshtje. Dhe ne qofte
se te dyja (rastet) jane njesoj, ai mund te zgjedhe si deshiron ai.
No comments:
Post a Comment