Friday, November 30, 2012

Me te miret nga ju jane ata qe jane me te mire per familjet e tyre!


Imami Muhamed Ibn Salih el-Uthejmin (Allahu e meshirofte) 
komentoi mbi thenien e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem):


"Me te miret nga ju jane ata qe jane me te mire 
per familjet e tyre."


Shejkhu (Allahu e meshirofte) ka thene:


"Me te miret e njerezve jane ata te cilet jane me te mire per familjet e tyre.
Kjo eshte per shkak se te afermit jane ata te cilet kane me shume te drejte
per trajtim te mire. Prandaj, nese ka ndonje te mire tek ju, atehere le te jete
familja juaj e para e atyre qe perfitojne nga kjo e mire. 

Kjo eshte e kunderta e asaj qe bejne njerezit sot. Ju do te gjeni ate (nje person) 
te jete njeri i cili ka karakter te keq me familjen e tij, por ai ka karakter te mire 
me te tjere pos tyre. Ky eshte nje gabimi madh. Familja juaj ka me shume 
te drejte te trajtohet me miresi. Kjo eshte sepse ata jane me ju naten dhe diten, 
ne jeten private dhe ne publik. Nese dicka ju godet ju, ata jane prekur 
se bashku me ju. Nese ju jeni te lumtur, ata jane te lumtur. Nese ju jeni 
te trishtuar, ata jane te trishtuar. Prandaj, le te jene mardheniet tuaja me ta 
me mire se mardheniet tuaja me te huajt. 

Me te miret e njerezve jane ata te cilet jane me te mire per familjet e tyre. 
Lusim Allahun te na e plotesoje mua dhe Muslimaneve Imanin (besimin) 
dhe se Ai na ben ne me te miret prej roberve te Allahut ne lidhje 
me familjet tona dhe ata qe kane te drejta mbi ne."


Burimi: Shpjegimi i Rijadus-Salihin


No comments:

Post a Comment